Tiranë, 24 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të madh të evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010- Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi" të promovuar nga ambasada e Italisë në Tirane, Instituti Italian i Kulturës do të organizojë koncertin "Serie d'Oro" të maestros Michele Campanella.
Michele Campanella njihet në mjedisin ndërkombëtar si një nga virtuozët dhe interpretuesit më të mëdhenj të Liszt-it.
Maestro ka performuar me orkestrat kryesore europiane dhe amerikane duke bashkëpunuar me dirigjentë si Claudio Abbado dhe Riccardo Muti.
Temperamenti i tij me dhunti të shumta e ka bërë të përballojë në harkun e 40 viteve aktivitetit të shumë nga faqet më të rëndësishme të letërsisë pianistike dhe t'i qaset autorëve si Clementi, Veber, Poulenc, Buson, Rossini, Brahms dhe Ravel.
Titullar i katedrës së pianos në Akademinë Chigiana të Sienës nga viti 1986 për tetë vjet ka ndjekur kurse perfeksionimi në Ravello, stacion muzikor prestigjioz në bregdetin malfitan ku çdo vit zhvillohet Festivali i Ravellos.
Aktualisht, është drejtor i qendrës së studimeve pianistike Vincenzo Vitale pranë Universitetit Suor Orsola Benincasa të Napolit.
Anëtari i akademisë së Santa Cecilia-s, i Akademisë Filarmonike Romane, i Akademisë Cherubini të Firences që prej vitit 2008 është kryetar i Shoqatës Liszt, dega italiane e American LisztSociety.
n.e/NOA