Pragë, 24 mars, NOA - Ministria e Jashtme e Çekisë, ka bërë të ditur se Praga është caktuar si vendi ku do të nënshkruhet traktatit të ri mes SHBA-së dhe Rusi-së, për reduktimin e armatimit bërthamor.
"Na është kërkuar nëse do të ishim dakord që ta organizojmë takimin në Pragë kur të përfundojnë negociatat. Si aleatë, ne u konsultuam me SHBA-të, dhe ne ramë dakord", tha zëdhënësi i ministrisë, Filip Kanda.
Uashingtoni dhe Moska po përpiqen ta finalizojnë marrëveshjen para samitit bërthamor në Shtetet e Bashkuara, që do të mbahet në prill.
Marrëveshja e re për çarmatimin do të zëvendësojë Traktatin për Reduktimin e Armatimit Strategjik, nga viti 1991, i cili skadoi në dhjetor.
NOA/EL