Nju Jork, 25 Mars NOA - Një apartament i madh njujorkez, pronësi e Vittorio Cecchi Gori u shit në ankand për 33.2 milionë dollarë, duke vendosur kështu një rekord në vitin 2010 (rreth 66 mijë dollarë për metër katrorë) konfirmon agjencia e shitjeve "Big Apple".
Sipas Wall Street Journal, apartamenti, 500 metra katrorë, me pamje ballore nga Central Park, është në një nga ndërtesat e Trump International Hotel and Tower. Blerësi është një biznesmen kinez identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Wall Street Journal, evidenton se një numër i konsiderueshëm dokumentesh ligjore tregojnë se regjisori nuk ka paguar 28 milion dollarë që ia kishte borxh "Fortress Investment Group" një kompani financiare. Apartamenti u ble nga Cecchi Gori në 1997 për 10.4 milionë dollarë.
Çmimi i apartamentit ka qenë gjithmonë i lartë për disa muaj, madje edhe kur tregu ishte "në depresion".
Në qershorin e kaluar Gori nuk ka pranuar t'ia shesë ndërtesën një rusi i gatshëm të paguante 18 milionë dollarë, pak më shumë se gjysma e çmimit të shitjes përfundimtare.
Më pas, kandidatët ishin shtuar një e nga një, dhe për këtë arsye u organizua një ankandi, i cili zgjati rreth pesë orë, pasi dy nga blerësit potencialë kanë vazhduar rritjen e ofertave nga 35 herë.
e.r/NOA