English

Shpërndanin drogë, arrestohen

Durrës, 24 mars, NOA - Dy persona me precedentë të mëparshëm penale në drejtim të veprave penale kundër pronës, kanë rënë në prangat e policisë për dyshime se ushtronin trafik lëndësh narkotike.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet zyrtare të policisë së Durrësit, sipas të cilave, të arrestuarit janë Fatmir Krasniqi dhe Luan Kokomani, që të dy të dënuar më parë për vjedhje, përkatësisht banues në Durrës dhe Tiranë.

Sqarohet më tej se këta dy persona janë nënë në pranga, në kuadrin e operacionit "Kryqëzimi" duke i kapur të tregëtonin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në qytetin e Durrësit.

Konkretisht, ata u kapën duke shitur lëndë narkotike heroinë 0.80 gram, me autoveturën Volsvagen me targa TR 8280 M të drejtuar nga Luan Kokomani. Në këtë automjet u gjet e sekuestrua sasia prej 0,80 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së Fatmir Krasniqit u gjet e sekuestrua sasia prej 735,6 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që shërbente për shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa materialet proceduriale për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE