English

Skandali i vizave, hetohet Omonia

Korçë, 24 mars, NOA - Forcat e policisë së Korçës dhe prokuroria e këtij qyteti kanë nisur hetimet mbi skandalin e vizave greke të dhëna në këtë qytet si edhe pagesat e ndihmave ekonomike nga shteti grek.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se i akuzuari konkret është Spiro Liçi, 62-vjeç, pasi në bazë të informacioneve të marra, ky person ka abuzuar me detyrën e tij si kryetar i organizatës Omonia të qytetit të Korçës, duke nxjerrë viza për në shtetin grek personave që nuk kanë qenë fare anëtarë të kësaj organizate dhe duke mos u prerë faturë për lekët që personat paguajnë për vizat.

Ndaj tij rëndon vepra penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", neni 245/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE