Arabia Saudite, 24 mars, NOA - Autoritetet në Arabinë Saudite njoftojnë se kanë shkatërruar një celulë të rrjetit terrorist të Al Kaedës. Bëhet fjalë për një prej grupimeve më të mëdha që janë kapur vitet e fundit. Sipas njoftimeve paraprake të mediave ndërkombëtare, rezulton se celula kishte 101 anëtarë.
Anëtarët e grupit terrorist ishin nga vendeve të ndryshme të rajonit. Sipas raportimeve, rezulton se mes tyre kishte 51 të huaj nga Bangladeshi, Eritrea, Somalia dhe Jemeni.
Ndalimi i tyre u bë pas një sërë hetimesh. Ndërsa burimet zyrtare njoftojnë se grupi po përgatiste "akte terroriste" në Arabinë Saudite.
m.xh/NOA