Vlorë, 24 mars, NOA - Fregata e Forcave Detare Amerikane John L. Hall (FFG 32), në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën, dhuroi materiale higjenike për Shkollën e Fëmijëve për Përkujdesje të Veçantë dhe për Shtëpinë e Fëmijëve.
Kjo dhuratë u bë e mundur nëpërmjet projektit "Shtrëngimi i Duarve", një mjet për të ndihmuar njerëzit në nevojë, i cili shpalos vlerat e ushtrisë amerikane në bashkësitë civile kudo në botë.
Lajmi konfirmohet nga burimet e ambasadës amerikane, sipas të cilave zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes, duke punuar ngushtë me autoritetet e vendit, ka bërë të mundur shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullin shqiptar që prej vitit 1999.
Ndërsa projekte të tjera humanitare përfshijnë rinovimin e shkollave, mjediseve mjekësore, zhvillimin e sistemeve të ujësjellësave dhe projekte të tjera jo-ushtarake.
n.e/NOA