Manchester, 24 mars, NOA - Ka filmuar me kamera dy fëmijët e tij të moshës 2 dhe 4 vjeç, duke i lënë ata t'i thonë lamtumirë nënës së tyre dhe pastaj i vret në hakmarrje për pabesinë e bashkëshortes.
Ngjarja ka ndodhur në Mançester, ku Petros Uilliams, 37-vjeç, marrëdhënia e të cilit me gruan e tij Morengoe Molemohi ishte drejt fundit, ka vrarë dy fëmijët me kabllon e internetit.
Një gjest "simbolik", pasi rreth përdorimit të internetit kishin lindur grindjet e para me gruan, 30-vjeçare me origjinë nga Lesotho.
Sipas Petros, Morengoe përdorte internetin për të biseduar me burra të tjerë; ishte kjo arsyeja pse gruaja në fillim të tetorit, kishte lënë shtëpinë e tyre, duke u kthyer vetëm për të çuar Yolandën në shkollë dhe për t'u kujdesur për Theon e vogël.
Tragjedia ka ndodhur në mesin e tetorit, por është bërë e ditur ditët e fundit nga gjykata e Mançesterit, ku Uilliams është në gjyq.
Pas vrasjes së fëmijëve ai kishte lënë gjithashtu dhe një shënim mbi kompjuterin e gruas, duke i thënë asaj se mund ta përdorte kompjuterin, kur ta donte dhe për çfarë të donte, madje dhe nën shoqërinë e videos "që kemi xhiruar për kujtim".
Dy bashkëshortët, të cilët ishin njohur në Afrikën e Jugut dhe martuar në vitin 2002 ishin transferuar më pas në Mbretërinë e Bashkuar falë azilit politik të Uilliams.
a.k/NOA