Fier, 24 mars, NOA - Vodhën në bashkëpunim me njëri-tjetrin një lokal dhe kanë vjedhur aty shumën prej 20 mijë lekësh, ndërsa kanë mundur të identifikohen dhe të kapen më pas nga forcat e policisë.
Bëhet fjalë për dy persona me emrat Bujar Troka dhe Pajtim Isaraj, që të dy lindur dhe banues në fshatin Frakull të Fierit.
Arrestimi i këtyre dy personave u bë për veprën penale të "Vjedhjes" dhe "Shkatërrim i Pronës", kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 134, 150 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërkaq, materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA