Gjirokastër, 25 mars, NOA Update - Institucionet ligjzbatuese do të godasin trafikun e narkotikëve. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar sot në Gjirokastër mes drejtuesve të institucionet qendrore dhe atyre vendore për luftën kundër drogës.
Ministri i Brendshëm, Basha theksoi se vendi ndodhet në fazën kyçe te integrimit ne Bashkimin Europian dhe ka kërkuar funksionimin e gjithë institucioneve për të luftuar fenomenet negative që mund të penalizojnë këtë proces.
Në takimin e zhvilluar sot në Gjirokastër ka qenë i pranishëm dhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të luftuar fenomenin e narko trafikut.
Lazarati është një prej zonave më problematike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në takim kanë folur dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili ka deklaruar se trafikimi i narkotikëve pengon heqjen e vizave.
m.xh/NOA