English

Berisha: 11 vjet pas sulmit të NATO-s, sot Kosova e pavarur

Tiranë, 25 mars, NOA - Me rastin e 11-vjetorit të sulmit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi barbar i Milosheviçit, kryeministri Berisha ka përshëndetur me anë të një deklarate këtë vendim historik të Aleancës së Atlantikut të Veriut si një nga "ngjarjet më madhore në historinë e Aleancës dhe të Evropës së Pasluftës".

"Sulmi kundër regjimit të Milosheviçit dhe forcave ushtarake të Serbisë së asaj kohe, 11 vjet më parë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë, shënon një kthesë vendimtare në historinë e lirisë të popujve të Ballkanit por shënon edhe një dimension të ri të Aleancës së Atlantikut të Veriut", thuhet brenda saj.

Sikundër shtohet se 11 vjet më pas Kosova e lirë dhe e pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti në Rajon, është dëshmia më e madhe e drejtësisë së vendimit të ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e saj.

"Kryeministri Berisha përshëndet me këtë rast të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët gjatë këtyre 11 viteve u ngritën mbi shkrumbin dhe hirin e barbarive të Milosheviçit dhe po ndërtojë shtetin e tyre në themelet e të cilit qëndrojnë vlerat për të cilat Aleanca e Atlantikut të Veriut u angazhua në luftë për çlirimin e tyre", përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE