SHBA, 25 mars, NOA - Terroristi më i kërkuar në botë, Osama Bin Laden, është rishfaqur me një tjetër vidio kërcënuese për shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni arab Al Jazeera.
Bin Laden kërcënon se SHBA dhe bota perendimore do të përballet me një seri sulmesh të rejam nëse dënohen me vdekje ideatorët e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e tij zanor, Bin Laden del në mbrojtje të të arrestuarit, Khaled Cheikh Mohammed, i cili mendohet se ka qenë ‘truri" i operacionit për përplasjen e avionëve në Kullat Binjake në SHBA në vitin 2001.
Khaled Sheikh Mohammed, ka qenë i burgosur në Guantanamo. Përveç tij janë dënuar dhe katër persona të tjerë, të cilët sipas hetuesve të SHBA-ve kanë pasur lidhje direkte me sulmet e 11 shtatorit.
m.xh/NOA