English

Carla Bruni: Nuk uroj rikandidimin për Sarkozy

Paris, 25 mars, NOA - Mandati i parë presidencial i francezit Nicolas Sarkozy, duket se e ka lodhur jashtë mase bashkëshorten e tij, Carla Bruni. Zonja e Parë e Francës ka deklaruar se nuk ja uron një rikandidim burrit të saj në vitin 2012.

Në një intervistë dhënë për gazetën "Le Figaro", Bruni ka dalë kundër ambicieve të Sarkozy për vijuar me drejtimin e vendit. "Mendoj se do edhe vet ai duhet të mendoj për shëndetin, ose ndoshta do të jetojë, atë që i mbetet për të jetuar në paqe".

Por pas gjithë kritikave dhe hipotezave që bënë, Bruni tërhiqet me diplomaci, duke thënë se "cilatdo që të jenë vendimet e tij, unë do i pranoj".

Në fund të intervistës, Bruni flet dhe për thashethemet në lidhje me jetën e saj private që janë publikuar në media. Por në këtë pikë, Zonja e Parë e Francës, ka thënë se nuk mund të merret me "fjalë blogjesh" në internet.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE