Tiranë, 25 mars, NOA - Deputetët socialistë gjenden sot para dilemës, të cilën do ta diskutojnë gjatë mbledhjes së grupit të tyre parlamentar, nëse do të paraqiten në seancën parlamentare të pasdites.
Kjo pasi, në seancën e javës së kaluar, Partia Demokratike pa votat e tyre nismën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për transparencën e zgjedhjeve.
Deputetët socialistë e kundërshtuan miratimin e tij, pas një maratone diskutimesh, ku vunë re, siç deklaruan, se mazhoranca nuk lëshoi pe' për kërkesën e tyre mbi hapjen e kutive të 28 qershorit.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se është pikërisht mbledhja e sotme e grupit parlamentar socialist që do të caktojë qëndrimin ndaj seancës së sotme plenare, ndërsa vazhdimësia e aksionit opozitar do të përcaktohet gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare ditën e shtunë.
Ajo që dihet me siguri deri tani, është se opozita ka ndërmend të vazhdojë protestat në rrugë, në kërkim të së ashtuquajturës "transparencë zgjedhore" dhe madje rrëzimit të qeverisë.
n.e/NOA