Gjirokastër, 25 mars, NOA - Deklarata e kryeministrit Sali Berisha, për shtim të masave ligjore ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ka bërë që institucionet të nisin punën në terren.
Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritet vendore kanë zgjedhur qarkun e Gjirokastrës për të organizuar një takim, lidhur me masat që duhen marrë në këtë drejtim.
Në takimin e zhvilluar sot në Gjirokastër ka qenë i pranishëm dhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të luftuar këtë fenomen. Lazarati është një prej zonave më problematike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në takim kanë folur dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili ka deklaruar se trafikimi i narkotikëve pengon heqjen e vizave.
m.xh/NOA