{youtube}tqqUEf9alsw{/youtube}
Haiti, 25 Mars NOA - Shtrëngimi i duarve me banorët e varfër të Haitit ishte ndoshta shumë për ish-presidentin George W. Bush Bush.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë në një vizitë me Bill Clinton vizitoi ishullin e goditur nga tërmeti, por pak pasi është takuar me haitianët ai ka fshirë dorën në këmishën e pastër të paraardhësit të tij.
Xhesti është filmuar nga një kamera dhe video po qarkullon nëpër faqet e internetit.
Bushi vizitoi Haitin së bashku me Klinton pasi u caktua nga Presidenti Barack Obama për të koordinuar një fond për rindërtim.
a.k/NOA