Italia është një qëllim i lakmuar nga shqiptarët dhe raportet diplomatike, ato ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve tona janë shumë pozitive dhe të një rëndësie në rritje. Sipërmarrësit tanë janë duke zbuluar potencialitetin e Shqipërisë, të tërhequr kryesisht nga 6 arsye
Nga Dr. Flavio Trinca*
President i Veneto Banka Holding / Foto: NOA/LSA
"Unë ju falënderoj sinqerisht që e pranuat ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë mbrëmje.
Sot kemi nderin dhe kënaqësinë për t'Ju paraqitur zyrtarisht "Veneto Banka Albania" (Bankën Veneto të Shqipërisë) dhe Grupin "Veneto Banca", pjesë e të cilit ajo është.
"Veneto Banka" është një institucion bankar, të cilin shumë prej Jush, tashmë e njohin me emrin paraardhës, BIS "Banca Italiana di Sviluppo" (Banka Italiane e Zhvillimit).
Në fillim të vitit 2009, BIS u mor nga "Veneto Banca Holding", një bankë kjo popullore italiane në krye të "Grupit Veneto Banca", presidentit i të cilit unë jam.
Ndërsa në dhjetor të vitit 2009, grupi ynë zgjodhi të ndërrojë emërtimin nga BIS në "Veneto Banka".
Grupi "Veneto Banka" përbën realitetin e 13-të bankar në Itali, sa u përket përmasave administrative.
Drejtuesit dhe krerët e tij qeverisin, adresojnë dhe kontrollojnë 4 banka në Itali dhe 4 banka në Evropën Lindore, përkatësisht atë në Shqipëri, Kroaci, Moldavi dhe Rumani. E megjithëse një grup i dimensioneve mesatare, jemi operatori i tretë bankar italian në Evropën Lindore, pas "Unicredit" dhe "Intesa Sanpaolo". Ne dallohemi nga këta gjigandë për strukturën e ngjeshur, e karakterizuar nga një zinxhir i shkurtër vendimarrës, në gjendje për të dhënë përgjigje efikase në kohë mjaft të shkurtra.
Ne kemi zgjedhur të përqendrohemi në Evropën Lindore për tre arsye:
Para së gjithash, sepse mendojmë që ai është një "kufi i mundshëm" për ndërkombëtarizimin e firmave të vogla dhe të mesme italiane, shumë pranë vendeve si Kina apo India, qoftë nga aspekti gjeografik, por njëkohësisht edhe kulturor.
Në aspektin e dytë, pasi kemi dashur të përfitojmë, mes të tjerash, nga mundësitë që rrjedhin prej pozicionimit strategjik të Evropës Lindore, e cila gjendet përkatësisht mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërsa në aspektin e tretë, pasi kemi parë në këtë rajon tregje të reja të pasur me potencialitet për aktivitetet tona.
Ndryshimi i emrit nga BIS në "Veneto Banka" nuk përbën gjithsesi, një operacion i thjeshtë rebranding-u.
Përkundrazi, është një nga hapat e parë për një një lançim të vërtetë të institutit bankar, të cilin duam ta kthejmë në një protagonist të jetës ekonomike shqiptare.
8 filialet e bankës "Veneto Banka", 4 në kryeqytetin Tiranë dhe 4 të tjerat të cilat gjenden në qytetet Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Fier, iu shërbejnë rreth 10.00 klientëve italianë dhe shqiptarë, në mënyrë të veçantë sipërmarrësve të vegjël dhe atyre të mesëm.
Përafria me vendin tonë, në mënyrë të veçantë me rajonin e Pulias, e ka kthyer Shqipërinë në një nga "kufijtë e rinj" të përqendrimit prodhues italian.
Për sipërmarrësit italianë, mundësitë nuk mungojnë, në mënyrë të veçantë sa u përket tre sektorëve: modernizimit të infrastrukturës, zhvillimit të sektorit energjetik dhe rritjes së sektorit turistik përgjatë brigjeve të mrekullueshme shqiptare.
Si një emër i ri për institucionin tonë shqiptar, ne kemi zgjedhur një emër "neto" për Grupin tonë dhe rrjedhimisht, ndaj Venetos, rajonit që ne me krenari e përmendim në çështjet tona shoqërore.
Është rajoni ku ne kemi lindur, në vitin e largët 1877, jemi rritur duke u shërbyer kryesisht familjeve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Sukseset e arritura në rajonin e Venetos kanë lejuar që ne eksportojmë në rajone të tjera italiane, por edhe në Evropën Lindore, mënyrën tonë të të "bërit një bankë", bazuar në shërbimin e ofruar në terren, si edhe mbi krijimin e vlerës me kalimin e kohës, me etikë dhe përgjegjshmëri, për aksionerët, klientët dhe të punësuarit. Dua të nënvizoj në mënyrë të veçantë origjinën tonë, sepse mendoj që mes Venetos dhe Shqipërisë, ka disa pika kontakti interesante.
Para së gjithash, një pjesë e përbashkët e historisë sonë, e cila i referohet sundimit të Republikës së Venedikut. Dega jonë e bukur e Shkodrës ndodhet pikërisht në rrugën e "Venedikasve", duke konfirmuar këtë marrëdhënie të lashtë mes nesh. Për më tepër, ashtu si Shqipëria e sotme, edhe Veneto ka qenë një territor i emigracioneve të fuqishme.
Paratë që mbërrinin nga jashtë prej shumë emigrantëve venecianë kontribuan mjaft për të ringjallur fatin e rajonit tonë dhe të vendosen themelet e rritjes ekonomike.
Në Shqipëri sot gjej të njëjtën dëshirë shpërblimi si ajo e disa dekadave më parë: të njëjtën dëshirë për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme të re për tokën e vet. për brezat e rinj. Remitancat nga shqiptarët jashtë vendit përbëjnë rreth 15% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Shumica e një pjese prej tyre vijnë nga Italia. Italia është një qëllim i lakmuar nga shqiptarët dhe raportet diplomatike, ato ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve tona janë shumë pozitive dhe të një rëndësie në rritje. Sipërmarrësit tanë janë duke zbuluar potencialitetin e Shqipërisë, të tërhequr kryesisht nga 6 arsye:
rritja ekonomike e viteve të fundit; një inflacioni mjaft i qëndrueshëm; miratimi i masave efikase nga qeveria kundër krimit; një reformë fiskale e cila ka stimuluar rritjen ekonomike, ka kontribuar në ekonominë e vendit dhe ka rritur tërheqjen e kapitalit të huaj; hyrja në NATO dhe procesi i ndërmarrë për hyrjen në Bashkimin Evropian; jo më pak, edhe njohja e gjerë e gjuhës italiane. Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë: mbi 30% e importeve shqiptare janë nga Italia dhe më shumë se 47% e eksporteve shqiptare janë të destinuara drejt Italisë. Rreth 40% e sipërmarrjeve me kapital të huaj janë italiane. Një nga kompanitë italiane e fundit që mbërriti në Shqipëri, ishte me të vërtetë një realitet venecian: Grupi "Coin", i cila kohët e fundit hapi një dyqan të madh këtu në Tiranë. Siç përmenda më lart mbi origjinën tonë, unë mendoj se grupi ynë, si çdo kompani tjetër, nuk duhet të gjykohet vetëm nga rrënjët e saj, por edhe nga frutat që jep.
Në një klimë të pasigurisë dhe konjukturash jo të lehta, "Veneto Banca Group" ka arritur rezultate pozitive. Gjatë dy viteve të fundit, të cilat kanë qenë më të vështirat për ekonominë botërore që nga viti 1929 për ekonominë ndërkombëtare, kemi rritur fitimet me mbi 30%. Në një vit 2009 që shënoi ndërkombëtarisht krizë të kredive, grupi ynë ka rritur kredidhënien ndaj klientëve të saj me mbi 9 %, duke vazhduar të mbështesë familjet dhe bizneset në vështirësi të përkohshme.
Në të njëjtën kohë, ne kemi rritur numrin e degëve dhe kemi vazhduar të marrim në punë njerëz, në një kohë kur të tjerët bënin shkurtime, duke u dhënë mjaft të rinjve mundësinë për të punuar për një grup bankar ndërkombëtar, dinamik dhe në rritje, duke u ofruar atyre mundësi emocionuese për karrierën.
Kriza që goditi ekonominë botërore, e ka prekur vetëm tërthorazi Grupin tonë bankar. Ne iu përgjigjëm krizës duke vazhduar të bënim punën tonë, atë të një grupi bankar popullor, të kujdesshëm për përcaktimin e territorit ku punon dhe njerëzve të tij.
Dhe kjo është receta që kemi zgjedhur të aplikojmë edhe në Shqipëri.
Parashikimet e institucioneve evropiane dhe mbikëqyrësve të tjerë ekonomikë flasin për një rinisje të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit, duke nisur nga gjysma e dytë e vitit 2010. Kur kriza të kalojë, ne jemi të sigurt se këto vende, Shqipëria në radhë të parë, do të vazhdojnë të mobilizojnë të gjitha potencialet që kemi përcaktuar në fillim të procesit tonë të ndërkombëtarizimit.
(*) Fjala e mbajtur në ceremoninë e Veneto Banka, 25 Mars 2010