Tiranë, 25 mars, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një person të shpallur në kërkim, ndaj të cilit rëndonte një dënim prej 5 vitesh burg për trafik droge.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se i ndaluari është 34-vjeçari Geltion Cako, banues në Tiranë.
Ai ishte person i shpallur në kërkim më 23 mars 2010, sepse ndaj gjykata ka caktuar masën e dënimit me 5 vjet burgim, sepse akuzohet për veprën penale të "Prodhim e shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA