Fier, 25 mars, NOA - Tentoi të vidhte një shtëpi, duke hyrë në mjediset e saj fshehurazi, por është pikasur nga forcat e policisë, të cilat kanë mundësuar edhe kapjen e tij.
Bëhet fjalë për një djalë 26-vjeçar me emrin Kreshnik Ceka, banues në fshatin Peshtan të rrethit Fier, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentative", parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.
Kjo pasi, rreth orës 20.30 në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", në Peshtan, ai po tentonte të vidhte shtëpinë në pronësi të një personi me inicialet V.F.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA