Berlin, 25 mars, NOA - Problemet ekonomike të Greqisë mund të sjellin efekt zinxhir në të gjitha vendet e zonës së euros. Ky mendim është mbrojtur sot nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se borxhi Grek përbën rrezik financiar për të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.
"Nëse cilido vend i eurozonës bëhet jolikuid, atëherë kjo do të nënkuptonte rreziqe serioze për të gjithë në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ekonominë më të madhe evropiane", tha Merkel në një fjalim në parlamentin gjerman.
Euro ka rënë në nivelin më të ulët ndaj dollarit amerikan në 10 muajt e fundit nga shqetësimet rreth krizës greke.
Kryeministri grek, George Papandreu, u bëri thirrje liderëve të BE-së të veprojnë për të stabilizuar euron. Athina ka urdhëruar uljen e shpenzimeve dhe rritjen e taksave për ta zvogëluar deficitin buxhetor, i cili është katër herë më i lartë se kufiri i caktuar nga BE-ja.
m.xh/NOA/EL