Angli, 25 Mars NOA - Ka qenë një mbrëmje vërtet e tensionuar ajo e teknikut italian të Manchester City, Roberto Mançini, i cili krahas humbjes së skuadrës së tij pati dhe një debat të ashpër me kolegun e tij të Evertonit.
Skuadra e City humbi në shtëpinë e saj me rezultatin 2 me 0 nga Everton dhe kjo gjë ia ka vështirësuar së tepërmi punën e Mançinit në garën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Kësaj skuadre gjithashtu i ndodhi një episod jo i dëshiruar në fund të garës, ku teknikut italian i kushtoi rëndë pasi u ndëshkua me kartonin e kuq dhe madje mund të marrë dhe një skualifikim.
Ky dënim për të erdhi pasi në fund të sfidës ai pati një debat tepër të ashpër me kolegun e tij të Evertonit dhe kjo si pasojë pasi ky i fundit vonoi për të dhënë topin në rivënie anësore. Ishin të shtyra dhe fjalë fyese të cilat dy trajnerët shkëmbyen me njëri tjetrin, ku si pasojë Mançini do të dënohet për këtë xhest.
Pas kësaj çfarë ndodhi dje mund të themi se ajo është vërtet një mbrëmje krejtësisht për tu harruar për teknikun italian.
r.b/NOA