English

Mbrojtja e mjedisit, nis hartimi i ligjit sipas standardeve të BE

Tiranë, 25 mars, NOA - Ministria e Mjedisit ka nisur hartimin ligjit për mbrojtjen e mjedisit, duke marrë si standard bazën më të mirë ligjore që ekziston në Bashkimin Europian. Nisma është bërë publike dje nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka hartimi i një ligjit të tillë, Mediu u shpreh se Agjencia e Mjedisit kërkon një reformim të plotë dhe si bazë për këtë reformë do të shërbejë ky ligji.

"Në fund të draftimit të këtij ligji, duhet të kemi dhe një strukturë të agjencisë që t'i përgjigjet kërkesave të këtij ligji. Gjithashtu ne po punojmë që të kemi një inspektoriat të përgjithshëm për mbrojtjen e mjedisit që të jetë zbatues i legjislacionit të plotë të mjedisit dhe jo një inspektoriat të fragmentizuar në inspektoriat peshkimi, pyjesh apo me element të veçantë të mjedisit", u shpreh Mediu.

Në takim kanë qenë të pranishëm dhe ekspertë të huaj të cilët ndjekin Implementimin e Planit Kombëtar dhe Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor (INPAEL).

Paolo Baça drejtori i projektit IMPAEL në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka riafrimi i këtij ligji të ri kur ka një ligj ekzistues. Sipas tij ky ligj ka përparësinë se së pari sjell përputhje të plotë në formën e një ligji bazë.

m.xh/NOA

KOMENTE