English

Meta: PS në Kuvend për të shpëtuar mandatet e 30 biznesmenëve

Tiranë, 25 mars, NOA - "Ata erdhën në Kuvend sepse donin të shpëtonin mandatet e 30 deputetëve që janë biznesmen". Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në lidhje me situatën politike në vend dhe bojkotimin e Kuvendit nga PS-ja.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Meta ka theksuar se opozita nuk po kërkon hapjen e kutive, por krijimin e një klime tensioni në vend. Sipas tij PS-ja nuk do të votojë asnjë nisëm ligjore, madje as ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Meta theksoi se Partia Socialiste, nuk ndërhyri kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për integrim ishin në grevë urie.

Ai, gjithashtu, u shpreh se Partia Socialiste po keqpërdor deklaratat e ndërkombëtare për një kauzë të humbur.

NOA

KOMENTE