Bruksel, 25 mars, NOA - Praktikat bllokuese ndaj punës normale të institucioneve kryesore në vend, si edhe protestat e dëmtojnë vendin në rrugën e tij drejt procesit të integrimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Një fakt të tillë e ka pohuar sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.
Sipas tij, përsëritja e bojkotit nga opozita do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë, prandaj tha se është më mirë që "Partia Socialiste t'u drejtohet gjykatave" nëse pretendon që të zgjidhë çështjen e hetimit të zgjedhjeve.
Ndërkaq, tre eurodeputetë kanë pohuar dje se "Shqipëria duket se përmbush kushtet teknike për liberalizimin e vizave", dhe kjo ka shumë rëndësi për ecurinë e procesit, pavarësisht konflikteve aktuale politike.
n.e/NOA