Roma, 25 mars, NOA - "Jo, nuk e besoj se do jem në lojë". Me këto fjalë, Françesko Toti, kapiteti i Romës, ka treguar për mediat italiane se nuk do të zbres në fushën e lojës për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet të shtunën kundër Interit.
"Pas pak kohe do jem në dispozicion", ka thënë Totti gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me të rinjtë e Universitetit Katolik në Romë.
Më pas ka shtuar se "ndeshja kundër zikaltëreve është një lojë e veçantë për gjithë skuadrën e Romës, por edhe për gjithë qytetin".
m.xh/NOA/ANSA