English

Seria A, ndalet Milan, fiton Inter dhe Roma

Itali, 25 Mars NOA - Inter fiton dhe shton diferencën e pikëve kundrejt Milanit e cila pësoi një disfatë në ndeshjen e saj me Parmën.

Ishte Samuel Eto i cili shënoi një dygolësh dhe Maicon të cilët vendosën rezultatin e ndeshjes së zikaltërve me Livornon, ku Inter fitoi 3 me 0.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për skuadrën e Murinjos, ku ata përfituan nga ndalesa e kuq e zinjve, të cilët në transfertën e Pamrës u mundën 1 me 0 nga vendasit dhe shtojnë diferencën e pikëve ndërmjet këtyre dy ekipve në katër të tilla.

Ekipi i cili po shfaq një formë të mirë dhe duket se do të jetë ndjekësja e vërtetë e Interit është Roma.

Skuadra kryeqytetase ka mundur 2 me 0 në transfertë Bolonjën, falë golave të shënuar nga Risse në minutën e 48 dhe braziliani Baptista në minutën e 82 të garës.

Me këtë fitore skuadra e Ranierit mban të njëjtën distancë pikësh me Interin, e cila është prej vetëm katër të tilla.

r.b/NOA

KOMENTE