English

Sevilja, largohet tekniku Manolo Jimenez

Spanjë, 25 Mars NOA - Ka përfunduar aventura e Manolo Jimenez në pankinën e Seviljas. Tekniku me sa duket ka paguar barazimin e djeshëm në sfidën me Xerex e cila e ka larguar ish ekipin e tij nga zona e Ligës së Kampionëve pasi tashmë ata gjenden në vendin e pestë me 45 pikë por, i kanë dhënë mundësinë Majorkës për ti kaluar.

Krahas saj Jimenez ka paguar shtrenjtë dhe eliminim nga Liga e Kampionëve pasi ata i kishin të gjitha mundësitë për tu kualifikuar duke parë se rezultati i parë 1 me 1 në fushën e Cska, i favorizonte më shumë spanjollët.

Tashmë në drejtim të skuadrës është Ramon Orellana i cili do të trajnojë skuadrën deri sa dikush tjetër të caktohet për këtë post.

r.b/NOA

KOMENTE