Manila, 25 mars, NOA - Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë e shkallës Rihter, goditi sot kryeqytetin e Filipineve, Manilën.
Kjo u njoftua nga Instituti Kombëtar i Sizmiologjisë.
Ndërkaq, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS), epiqendra e tërmetit "ndodhet rreth 100 km në perëndim të qytetit të Batangas", në jug të Manilas.
Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme në kryeqytet.
a.k/NOA