English

Turqia kthen ambasadorin në Suedi

Ankara, 25 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu njoftoi se ambasadori turk në Suedi do t'i kthehet detyrës brenda disa ditëve.

Ambasadori, Zergun Koruturk u tërhoq dy javë më parë në shenjë proteste, pasi parlamenti suedez e cilësoi si "gjenocid" vrasjen e armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Para kësaj, Ankaraja e tërhoqi ambasadorin edhe nga Uashingtoni, ku komiteti i Kongresit miratoi një rezolutë të ngjashme.

NOA/EL

KOMENTE