Durrës, 25 mars, NOA - Forcat e policisë së Beratit kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre, pasi ndaj tij rëndonte një dënim me 2 muaj burg për veprën penale të "Vjedhje"-s.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari quhet Kastriot Lika, 37-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Beratit.
Ai është shpallur në kërkim në datën 04.12.2009, pasi më datë 09.03.2007 ka vjedhur një magazinë, pronë e shoqërisë "Almed" në qytetin e Durrësit.
n.e/NOA