English

Zbulohet një lloj i lashtë njeriu, i para 40 mijë viteve

Siberi, 25 mars, NOA - Zbulimi i një lloji të lashtë të paraardhësve të njeriut të sotëm, po i fut ndoshta studiuesit e evolucionit në rrugën e rishkrimit të historisë së racës njerëzore.

Bëhet fjalë për një lloj i cili është konstatuar se ka jetuar 40 mijë vjet më parë në zonat e Siberisë dhe që dallohet nga paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë që njohim deri tani.

E nëse përfundimi i studimeve të kësaj mostre del si i vërtetë, atëherë është e drejtë që të rishkruhet teoria e evolucionit.

Sipas Johannes Krause, i Institutit Max Planck për Antropologji në Lajpcig, bëhet fjalë për pjesët e veçanta të eshtrave të një trupi të gjetur më 2008 në Denisova, shpellë 6 km nga fshati Cherny Anui në Siberi, afër Mongolisë, i cili duket se ishte ndryshe nga Homo Sappiens që njohim deri tani.

n.e/NOA

KOMENTE