English

BE shpall planin e ndihmës ndaj Greqisë

Bruksel, 26 mars, NOA - Në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, është arritur më në fund një marrëveshje për të shpëtuar Greqinë nga kolapsi financiar.

Në këtë mënyrë, Eurozona ka shpallur planin për shpëtimin e këtij vendi, por pa i premtuar shuma të mëdha parash menjëherë për kapërcimin e krizës, vetëm duke i vënë kushte të rrepta.

Sipas planit në fjalë, Greqia do të mund të ketë shans për të marrë hua vetëm nëse nuk do të jetë në gjendje t'i sigurojë vetë fondet e nevojshme për zgjidhjen e çështjes së borxhit.

Ndërkaq, bëhet fjalë se paketa e mbështetjes mund të kapë shumën prej 22 miliardë dollarë.

Nga ana e tij, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompui tha se liderët e Bashkimit Evropian shpresojnë se programi i shpëtimit do të përdoret vetëm si "mjet i fundit".

Ndërsa kryeministri grek, George Papandreu tha se ky është hap vendimtar që mbron valutën e përbashkët evropiane, euron. n.e/NOA

KOMENTE