English

Dekreti: Ushtarëve të SHBA u ndalohet fast-food e picat

Kabul, 26 mars, NOA - Ushtarëve amerikanë në Afganistan, sipas një mase të fundit, u ndalohet rreptësisht ngrënia e picave dhe fast-food-eve të ndryshme, duke u rekomanduar që të kthehen vetëm tek ushqimet e konservuara.

Masa tashmë është kthyer në një dekret të posaçëm, i firmosur drejtpërdrejt nga komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal.

I shqetësuar se njerëzit e tij duhet të përqendrohen mbi objektivat ushtarake, McChrystal urdhëroi mbylljen e lokaleve përreth bazave amerikane, duke i detyruar ushtarët që të hanë vetëm ushqime të thata dhe të konservuara.

Por ky dekret, mund të krijojë pakënaqësi, pasi u shton ngarkesën psikologjike ushtarëve të cilët janë zakonisht 12 muaj në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE