English

Eqerem Çabej, homazhe në Paris

Paris, 26 mars, NOA / Milena Selimi - Një përkujtimore në nder të akademikut të madh shqiptar Çabej!

Ka qenë shoqata franko-shqiptare në Paris, e cila organizoi dje një aktivitet-homazh për nder të Eqerem Çabejt (1908-1980), figurë qendrore e gjuhësisë dhe kulturës shqiptare e shekullit të njëzetë, lajm ky që bëhet i ditur nga presidenti i kësaj shoqate, Paskal Hamon.

Konferenca është mbajtur në Maison e është drejtuar nga Remzi Përnaska, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës si dhe kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Përnaska është njëherësh anëtar i Shoqatës së Linguistikës së Parisit dhe Francës.

E pranishme në konferencë edhe Brikena Çabej, e bija e gjuhëtarit e cila drejton shtëpinë botuese "Çabej".

Prof. Eqerem Çabej, studimet e larta i ka mbaruar për filologji në Vjenë të Austrisë dhe u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane.

Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.

Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të realizuar në Tiranë më 1980.

Eqerem Çabej është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Tituj të veprave - "Studime etimologjike në fushën e shqipes", - "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe", - "Fonetika historike e shqipes" janë disa prej veprave më të spikatura të tij.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE