English

Inter kërkon Fabregas

Angli, 27 Mars NOA - Skuadra e zikaltërve të Interit kërkon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës dhe me sa duket Morati është përqendruar tek lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas.

Për momentin tekniku i londinezëve, Arsen Venger nuk ka lejuar asnjë zgjatje kontrate për lojtarët e ekipit, gjë që do të thotë se asnjë prej tyre nuk quhet i pashitshëm nga ky ekip.

Ai kërkon që momentalisht lojtarët të përqendrohen në sfidat e ardhshme të ekipit dhe sidomos në atë të Ligës së Kampionëve ku Arsenal do të përballet me Barcelonën.

Inter gjithsesi nuk duket se ka ndërmend të heqë dorë nga ky lojtar pasi ata kërkojnë me ngulm që të marrin shërbimet e tij sezonin e ardhshëm dhe Morati duket se do të bëjë të pamundurën për të sjellë lojtarin në Milano.

r.b/NOA

KOMENTE