Tiranë, 26 mars, NOA - Për Partinë Socialiste rritja e çmimeve dhe ulja e investimeve janë shenja të një krizë ekonomike, që po i bëjnë të pabesueshme premtimet e kryeministrit Sali Berisha. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot në emër të Partisë Socialiste deputetja Mimi Kodheli.
Ajo theksoi se shifrat e INSTAT-t tregojnë se papunësia vazhdon të rritet, megjithë premtimet për vende të reja pune nga ana e kryeministrit. Gjithashtu, Kodheli shtoi se shqetësuese në vend është dhe situata në sektorin bankar dhe kredidhënie, e cila vazhdon të mbetet problematike.
"Përballë kësaj situate alarmante, të cilën shqiptarët e përjetojnë çdo ditë, Sali Berisha shet demagogji. Sot, Sali Berishën nuk e beson dot më kush. Jo sepse Sali Berisha nuk di të gënjejë, por sepse përballë këtij realiteti, edhe kur gënjen, askush s'të beson dot", u shpreh Kodheli.
Deputetja e PS-së ka theksuar se institucionet e vendit dhe ato të huaja, "pohojnë se efektet e krizës ekonomike janë prezente në Shqipëri".
m.xh/NOA