Berlin, 26 mars, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kënaqësi për marrëveshjen e arritur me vendet e eurozonës për ndihma financiare ndaj Greqisë. Pakti i bërë mes vendeve të BE-së, synon të frenojë rënien ekonomike të shtetit ballkanik.
Greqia prej kohësh ka pasur probleme me borxhet. Takimi i organizuar në Bruksel me vendet e BE-së synon ndihmë financiare nga vendet e eurozonës për një marrëveshje të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Deficiti buxhetor i Greqisë është katër herë më i madh se kufiri i BE-së. Marrëveshja synon të ndalë krizën e borxhit, e cila e mino i vlerën e euros.
NOA/EL