English

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri

Tiranë, 26 Mars NOA - Me ftesë të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, Ministri i Puneve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, z. Pa©ter Bala¡zs.

Gjatë kësaj vizite, do të diskutohet mbi thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në fusha me interes të ndërsjellë.

Në këtë kuadër, do të firmosen gjithashtu edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve si dhe Protokolli i Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, për herë të parë në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs, ka thirrur dhe do të drejtojë Konferencën e Ambasadorëve të Republikës së Hungarisë në rajonin e Ballkanit, të cilën do ta përshëndesë edhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs do të pritet gjithashtu në takime të veçanta, edhe nga autoritetet më të larta të shtetit.

Më poshtë, axhenda e takimeve në MPJ

Ora 11.00-11.15

Takim Tête a Tête i dy Ministrave te Jashtëm META- BALAZS

Ora 11.20-12.00 Bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve

Ora 12.05-12.10 Nënshkrim i marrëveshjeve

Ora 12.10-12.30 Konference e përbashkët shtypi

KOMENTE