Lezhë, 26 mars, NOA - Rreth një muaj më parë do të merrte peng një person dhe do të kanoste me armë një tjetër, por pas një aksioni policor, i shpalluri në kërkim është mundësuar të vihet në pranga.
Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Sandër Hala, 35-vjeç, banues në fshatin Rrilë të Lezhës, i cili është akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë e kryer në bashkëpunim" dhe "armëmbajtjes pa leje" dhe "Kanosjes serioze për vrasje", parashikuar nga nenet 110 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Kjo pasi më datë 22 shkurt, në vendin e quajtur Ishull-Lezhë, Hala në bashkëpunim me tre vëllezërit Genc Pula, Dritan Pula dhe Besmir Pula, kanë kanosur me armë zjarri Gjon Tonin si dhe kanë goditur dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Françesk Palit.
n.e/NOA