Tiranë, 26 mars, NOA - Ekspertë të ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), kanë nisur paraditen e sotme punimet për rikonstruktimin e sheshit "Skënderbej".
Nisma e ministrisë së transporteve vjen pas një sërë debatesh mes bashkisë së Tiranës dhe institucioneve qendrore.
Fillimi i punës nga ekspertët për të bërë matjet, ku do të ndërhyhet në shesh ka ardhur pas deklaratave të ministrit të Transporteve Sokoll Olldashi, i cili u shpreh se nuk do të pritet që bashkia e Tiranës të kujtohet për qendrën e kryeqytetit.
m.xh/NOA