English

Ndërrimi i orës, si të ambientohemi pa probleme

Romë, 26 mars, NOA - Të dielën ndërrohet ora. Do të kemi një orë më shumë gjatë ditës, por edhe një orë më pak gjumë. Në ditët e para, në fakt, mund të paraqiten disa bezdisje: lodhje më e madhe, nervozizëm, mungesë oreksi etj.

Sipas ekspertëve, të shkuarit në shtrat çdo ditë pak më parë, është një fillim i mirë. Të flesh rreth 15 minuta më parë bën që organizmi të përshtatet në mënyrë progresive.

Këshilla vlen edhe për ushqimin. Nuk do të keni oreks në orarin e vakteve të reja, por një orë më vonë. Mjafton vetëm të s'postoni orarin e ngrënies në drekë apo darkë për rreth 30 minuta dhe së shpejti do të ndryshohen zakonet e vjetra dimërore.

Giussepe Nappi Mondino Istituto Neurologico Mondino di Pavia thotë: "ora legale ka vjedhur tashmë një orë për ata që ngrihen në mëngjes në orën e zakonshme. Ndërsa për ata persona që për disa kohë nuk është janë më të sinkronizuar me ritmet natyrore të ditës dhe të natës, për ta kjo paraqet një plagë për bioritmin dhe truri lodhet për të zbatuar këtë risi".

Sipas Nappi, disa kategori njerëzish kanë më shumë vështirësi të përshtaten me ndryshimin: të moshuarit të cilët vuajnë nga çrregullime e gjumit, diabetikët pasi duhet të riprogramojnë terapinë e tyre, me oraret e reja të vakteve.

a.k/NOA

KOMENTE