English

New York Times, akuza të reja ndaj Papës

New York, 26 mars, NOA - "Në të kaluarën, kur Papa Benedikti XVI, ishte arkipeshkv në Monako, ka qenë në dieni të transferimit në një tjetër kishë të priftit Peter Hullermann, i cili akuzohej për pedofili". Këto janë akuzat e reja, të botuara sot nga gazeta amerikane New York Times, në lidhje me një investigim që po zhvillon për abuzimet seksuale që ka bërë një prift amerikan.

Sipas gazetës amerikane, e cila citon dy priftërinj, Papa Ratzinger "ishte vënë në dieni se prifti, për të cilin ai vetë kish deklaruar se duhet të bënte terapi për tu kuruar nga pedofilia është kthyer sërish në shërbim të kishës, pak kohë pasi ishte dërguar për trajtim psikik".

Prifti, u shpall fajtor sepse kish ngacmuar seksualisht priftërinjtë e rinj të një kishe tjetër.

Akuzat e gazetës janë hedhur poshtë sot nga Vatikani.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE