Paris, 26 mars, NOA - Ekipi i Juventusit ka gabuar duke e harruar të kaluarën dhe këtu mund të gjenden arsyet e vërteta të dështimeve të tij të kohëve të fundit.
Një fakt të tillë e ka deklaruar, Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, i cili ka analizuar krizën e ekipit të Torinos në një intervistë dhënë për mediat.
Platini shpjegon se çfarë mund të jetë sipas mendimit të tij, arsyeja e kësaj kohe të errët.
"Ata që harrojnë të kaluarën, e kanë pak të ardhmen", ka thënë ai.
n.e/NOA