English

Po vidhte një shtëpi, kapet nga policia

Tiranë, 26 mars, NOA - Gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, forcat policore të komisariaitit të policisë nr.5 në Tiranë, realizuan arrestimin në flagrancë të 15-vjeçarit me inicialet S.D, banues në Bathore, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën në pronësi të një personi.

Lajmi konfirmohet nga këto burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, i mituri i lartpërmendur, tre ditë më parë dyshohet se ka vjedhur një pompë uji.

Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar neni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE