English

Pollo: Postbanka, ngjarje e madhe në sektorin financiar

Tiranë, 26 mars, NOA - Eshtë zhvilluar sot mbledhja e parë të Grupit Ndërinstitucional të punës për krijimin e Postbankës.

Realizimin e kësaj iniciative, ministri i Shtetit për Reformat, Genc Pollo, e ka quajtur si "një ngjarje e madhe jo thjesht për sektorin financiar, por për publikun në përgjithës".

"Ashtu si në Itali e Austri, gjithkush do të ketë mundësinë e një shërbimi financiar që përfshin depozitat dhe të tëra llojet e pagesave, me kushte të mira e komisione të ulëta, çka sot, jo gjithmonë e ofron tregu", tha ai gjatë kësaj mbledhje.

Më pas, shtoi se Postbanka do të jetë një organizëm shumë i rëndësishëm për blerjen e bonove të thesarit si një rrugë tejet e rëndësishme e financimit publik.

Sipas Pollos, Postbanka, parashikohet të jetë pjesë e Postës Shqiptare sh.a. dhe do të funksionojë ashtu si simotrat e saj shumë popullore në vendet evropiane.

Ndërkaq, Grupi Ndërinstitucional i punës për Postbankën kryesohet nga vetë ministri i Shtetit Genc Pollo dhe përbëhet nga zëvendësministrat e Financave, Ekonomisë, Drejtësisë, Integrimit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, si dhe anëtarë të tjerë zyrtarë, specialistë të fushës.

n.e/NOA

KOMENTE