English

Presidenti i BE, në maj viziton Ballkanin

Bruksel, 26 mars, NOA - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompy, tha sot se në muajin maj do të vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor. Rompy tha në Bruksel se do të ndalet në "të shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që ta dërgoj mesazhin se, herët ose vonë, të gjithë kanë perspektivë evropiane".

Ai ka theksuar se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen, në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e fundit rajonale në Slloveni, për shkak të pranisë së Kosovës, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë.

NOA/EL

KOMENTE