English

Prifti: Situata në minierën e Bulqizës shqetësuese

Tiranë, 26 mars, NOA - Ministri i Energjetikës Dritan Prifti ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në rrugë ligjore për të përmirësuar situatën në minierën e Bulqizës, e cila mund të konsiderohet ndryshe si miniera e vdekjes.

Në dy vitet e fundit numri i minatorëve që kanë humbur jetën ka arritur në 17. Vetë Prifti e vlerëson shqetësuesve situatën në Bulqizë, ndaj rregullimet ligjore, sipas tij, janë të nevojshme.

Gjatë një inspektimi në Repartin e Shpëtim Minierave në Tiranë, ministri u shpreh se është bërë gati një plan veprimi që në bashkëpunim me disa institucione të tjera të kryhen rregullimet e nevojshme, me qëllim për të rritur sigurinë e jetës.

Sipas tij ka informacione që në Bulqizë punojnë edhe minorenë dhe ky fakt është shqetësues. Njëkohësisht ai I kërkoi që edhe Repartitë të Shpëtim Minierave të rrisë edhe më shumë kontrollin në industrinë e kromit. Ky shqetësim i Ministrisë së Energjetikës vjen në një kohë që po diskutohet ligji i ri minerar, në të cilin nuk po gjejnë pasqyrim kërkesat e minatorëve. Ata kërkojnë që të ulet mosha e pensionit, rritje të pagave dhe kontrata kolektive.

r.l/NOA

KOMENTE