English

Procedohen 5 nëpunës, punësonin emigrantë që jetojnë jashtë

Fier, 26 mars, NOA - U siguronin punësim personave të cilët nuk shkojnë në punë pasi ndodhen aktualisht jashtë shtetit si emigrantë ose paraqiten vetëm disa ditë në muaj dhe paguhen me pagë mujore të rregullt.

Për një akt të tillë, ndaj pesë nëpunësve të sektorit të naftës "Albpetrol", konkretisht, të Qendrës së Prodhimit të Naftës në Sheqishtë, ka nisur një procedim penal nga punonjësit e sektorit Ekonomik në Policinë e Fierit.

Konkretisht, mësohet se ata janë Zenejbi Musa, 56-vjeçe; Lefteri Golloshi, 58-vjeçe; Arta Caci, 49-vjeçe; Bledar Agalliu, 29-vjeç dhe Luljeta Musaraj, 56-vjeçe; që të gjithë lindur dhe banues në Fier.

Ndërsa materialet proceduriale do t'i kalojnë prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE