English

Reagon PDU: Athina të distancohet nga ekstremistët!

Tiranë, 26 mars, NOA Update - Menjëherë sapo është njohur me skandalin e publikuar në mënyrë ekskluzive nga agjencia e Lajmeve NOA, për një video skandaloze të ushtarëve grekë që brohorisnin me thirrje anti-shqiptare, kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka lëshuar një deklaratë të beftë.

"Athina të distancohet nga ekstremistët në mënyrë të menjëhershme dhe qeveria shqiptare të kërkojë qartë shpjegime mbi këtë akt të turpshëm", ka qenë thirrja drejtuar autoriteteve të të dyja palëve nga ana e PDU-s%, e cila njihet për mbrojtjen e çështjes çame dhe asaj kombëtare shqiptare në tërësi.

Por brenda saj thuhet ndër të tjera edhe se "ky është shpërblimi për dhuratën që i bëri parlamenti shqiptar dje shtetit grek", duke bërë një lidhje me votimin e marrëveshjes me palën greke për ngritjen e dy varrezave të reja në Shqipëri.

"Ky skandal ndodhi pikërisht ditën kur u ratifikua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë të rënë duke pushtuar Shqipërinë e Jugut", përfundon deklarata e PDU-së.

n.e/NOA

KOMENTE