Tiranë, 26 mars, Milena Selimi, NOA - Do të jetë sot në Akademinë e Arteve, pianistja Ana Kaçinari, e cila do interpretojë 4 pjesë të kompozitorit rus Sergei Rachmaninoff, dy prej tyre për herë të parë. Orkestrën e Radio-Televizionit Shqiptar do e drejtoj dirigjenti Eno Koço.
Në pjesën e parë të programit Kaçinari interpreton "Koncert për piano dhe orkestër Nr 4.op 40 në sol minor" (për herë të parë) dhe "Koncert për piano dhe Nr 4, op 40. G minor". Pjesa e dytë vijon me "Valle simfonike op. 45" (për herë të parë) dhe "Symphonic Dances op 45".
Duhet thënë se Rachmaninof është një nga kompozitorët më të vështirë në interpretim. Kjo është edhe sfida e fundit e Eno Koços, i cili mendon që të realizojë këtë koncert me Ana Kaçinarin.
Sergei Vasilievich Rachmaninoff (1 Prill 1873 - 28 Mars 1943) ka qenë një kompozitor i njohur rus dhe po aq i njohur si pianist dhe dirigjent. Ai është një nga pianistët më të mëdhenj që mbahet deri në ditët tona dhe si kompozitor nga përfaqësuesit më të mëdhenj të Romanticizmit të vonët rus në muzikën klasike.
Influencat e tij të hershme nga Çaikovski, Rimsky-Korsakov dhe kompozitorët e tjerë Rusë i dhanë një shteg drejt idiomës së tij personale, e cila përfshin lirizmin e tij të madh, frymëmarrjen ekspresive, gjenialitetin struktural dhe paletën e pasur të tonaliteteve, e shquar për ngjyrat orkestrale.
m.s/NOA